Vasili: Reforma në drejtësi, të nxitojmë për ndryshimet kushtetuese
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili bën thirrje për një përafrim mes shumicës dhe opozitës drejt një opinion të përbashkët për reformën në drejtësi.
“Mbështetja e Venecias për reformën në drejtësi e paçmuar. Vetëm pak çështje ka lënë Venecia në dorë të dialogut politik. Shumica dhe opozita të përafrohen drejt një opinioni të përbashkët”, tha ai.
Duke shtuar se duhet “të nxitojmë që të kemi ndryshimet kushtetuese”.
“Është i mirëpritur çdo instrument që na afron drejt zgjidhjes”, pohon gjithashtu Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

