Vasili: Rikandidon sërish Trump, pse po vonon këtë herë mesazhi i Ramës kundër tij?

Nga Petrit Vasili:

Rikandidon sërish Trump, pse po vonon këtë herë mesazhi i Edi Ramës kundër tij.(VIDEO).

Donald Trump ka paraqitur sërish kandidaturën për një mandat tjetër si president i Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama i paralajmëroi amerikanët tre vite më parë për rrezikun që paraqiste për ta zgjedhja e Trump, ndonëse ata nuk ja vërshëllyen fare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe Edi Rama nuk ja futi kot, sepse në këto vite, që drejton Trump me moton e tij “Amerika e Para”, u ul papunësia si kurrë më parë dhe ekonomia amerikane po përjeton ditët më të mira që nuk i provonte prej vitesh.

Ndaj ka ardhur koha, që Edi Rama të lajmërojë sërish Amerikanët dhe botën për rrezikun e rizgjedhjes së Trump.

Përsa kohë që nuk e ka bërë akoma, mbetet në fuqi paralajmërimi i dhënë nga Edi Rama vite më parë(VIDEO), pavarsisht se amerikanët nuk ja fishkëllyen herën që shkoi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?