Petrit Vasili: Rilindja bën marrëveshje me veten për reformën zgjedhore
Firmosja e marrëveshjes për reformën zgjedhore mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare, ka shkaktuar reagimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se Rilindja bën marrëveshje me veten për reformën zgjedhore.
“Rilindja bën marrëveshje me veten për reformën zgjedhore.
Tamam si një hundë me dy vrima, që herë kruan njerën dhe herë tjetrën, por në të dy rastet nxjerr vetëm… sekrecione!
Marrëveshja është thjesht facoletë për të fshirë sekrecionet dhe aq!”, shprehet Vasili.