Vasili: Rilindja po e shkreton bujqësinë dhe fermerët

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Rilindja po e shkreton bujqësinë dhe fermerët në vendin tonë. Nisur nga protesta e fermerëve në Devoll, ai thekson se për të mijëra fermerë janë në varfëri dhe po braktisin vendin, pasi nuk mbijetojnë ditë, ndërsa thekson se qeveria nuk ka dhënë asnjë mbështetje për ta.

“Rilindja po shkreton bujqësinë dhe fermerët! Një pasuri e paçmuar kombëtare si bujqësia po kthehet ne shkretëtire. Mijëra fermerë e familjet e tyre po zhyten ne varfëri dhe po braktisin vendin sepse nuk mbijetojnë dot.

Çdo politike e rilindjes ka qëllim shpopullimin dhe lënien djerr të tokës bujqësore. Zero mbështetje për fermerët nga qeveria rilindase.

Çmimet veç rriten: rritje 25% të kostos së prodhimit, shtrenjtimin vjet me 27% të çmimit të plastmasës, dyfishimin e çmimeve të inputeve bujqësore. Mosgjetja e tregut të shitjes solli falimentimin e serave dhe rikthimin e fermerëve në emigracion”.

SHKARKO APP