Vasili: “Sevapi me pahir”, taksë e re e kryeministrit hipokrit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një shkrimi në facebook, ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama, për shtim të taksave dhe për mbrojtjen ekonomike që i’u jep oligarkëve. Vasili thotë se përmes ”Shqipërisë Solidare”, Rama po imponon me pahir ndihmën ndaj personave të prekur nga tërmeti. ”Është kaq i marrë ky, sa thotë që Shqipëria Solidare nuk është taksë e re dhe tre rreshta më poshtë thotë do të jetë 2% mbi dividentin. Ky në rastin më të mirë është një i çmendur dhe në rastin më të keq është një grabitqar i pangopur”,-shkruan Vasili ndër të tjera në facebook.

 

Postimi i plotë

“Shqiperia solidare”, apo “Sevapi me pahir”, nje takse e re e kryeministrit hipokrit! Kryeministri e uli tatimin mbi dividentin nga 15% ne 8% duke shkelur ne menyren me skandaloze kushtetuten. Ky qe i fali pra jo pak po 7% oligarkeve shet sot nje takse te re Shqiperine Solidare apo thene ndryshe “Sevapi me pahir”!

Po ky kryeminister, qe grabit perdite miliarda me koncesione dhe qe pergjysmon tatimin mbi dividentin, bile edhe me fuqi prapavepruese, na flet per Shqiperine e ashtuquajtur solidare ndryshe “Sevapi me pahir”. Ky eshte nje turp kolosal i nje kryeministri grabitqar qe ka zbrazur arken e shtetit me lloj lloj grabitjesh koncesionesh, tenderash rrugesh etj etj dhe tani ne panik s’di ç’ben e flet.

Eshte kaq i marre ky sa thote qe Shqiperia Solidare nuk eshte takse e re dhe tre rreshta me poshte thote do te jete 2% mbi dividentin. Ky ne rastin me te mire eshte nje i çmendur dhe ne rastin me te keq eshte nje grabitqar i pangopur.

Lexojeni vete se ç’tha dje ky Edi Rama: “Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit por mekanizëm bashkëpunimi, mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë, qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj. Ideja është që të biem dakord për vendosjen e një bazë të sipërme, secilit prej jush ti bjerë një barrë e barabartë për këtë mekanizëm solidariteti, 2% mbi dividendin, jo kompanisë, por dividendin tuaj”.

SHKARKO APP