Vasili: Shkodra e përmbytur, Rama fshihet dhe krihet
Sërisht në një reagim për përmbytjet në Shkodër, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ngreh shqetësimin se kryeministri Edi Rama nuk guxon të flasë, por përmes foto-ve që poston në facebook, ai përqesh fatin e banorëve.
Vasili shton në komentin e postuar në facebook, se Rama shëtit si cirk, por qeverinë nuk e çon dot në Shkodër.
”Kryeministri këtë qeverinë që si cirk shëtitës e gjezdis në fundjavë nëpër qytete të ndryshme nuk e çon dot në Shkodër që tu gjendet qytetarëve në këto ditë halli të madh”,-shkruan Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

