Vasili: Shqipëria është pllakosur nga zjarret, Rama rri në plazh

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili hedh akuza për menaxhimin që qeveria po i bën situatës së zjarreve, ku thotë se në një kohë që Shqipëria është pllakosur nga flakët, kreu i qeverisë rri në plazh. ”Rama po shkruan pallavra të komisionuara për Ballkanin e Hapur dhe rri bën plazh në bregdetin e Jonit. Është e qartë se tradhëtia e ka mbërthyer kaq fort për fyti sa që e detyron të sillet për faqe të zezë e të detyrohet të thotë “Hajde shokë më fikni zjarret, se une do përdridhem me Ballkanin e hapur””,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Rama si gruaja në fshat: Hajde o shokë më fikni zjarret, se une do spërdridhem me minishengenin! Një herë në një fshat në në familje vdiq burri i shtëpisë.

E shoqja kishte qëlluar shumë e lehtë nga mendja dhe burrin e kishte pasur si barrë në kurriz dhe nuk e donte.
Kur u mblodhën gjithë graria përqark xhenazës dhe prisnin që gruaja tja merrte vajit për burrin e vdekur, kjo gruaja ju drejtohet dhe u thotë “Hajde moj shoqe më qani burrin se unë do të vete në dasëm”.

Pikërisht si kjo gruaja në fshat e bëri edhe Edi Rama në këto ditë të rënda. Shqipëria është pllakosur nga zjarret dhe të gjithë presin që ky të bëjë detyrën e të jetë në krye të punëve.

Po Edi Rama tamam si gruaja e pacipë e fshatit, as flet per zjarret dhe as tundet të shkojë në terren ku fatkeqësia po bën kërdinë, po shkruan pallavra të komisionuara për Ballkanin e Hapur dhe rri bën plazh në bregdetin e Jonit.
Është e qartë se tradhëtia e ka mbërthyer kaq fort për fyti sa që e detyron të sillet për faqe të zezë e të detyrohet të thotë “Hajde shokë më fikni zjarret, se une do përdridhem me Ballkanin e hapur”.

SHKARKO APP