Vasili: Sipas Ministrisë testimi jo strategji fituese kundër Covid-19. Rilindja po vret shëndetin e njerëzve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e ministres së Financave, e cila ka thënë se testimi nuk është strategji fituese në luftën kundër pandemisë së Covid-19. Sipas Vasilit kjo bie ndesh me mesazhet e qarta të OBSH-së. e cila thotë testim, testim, testim. ”Të gjitha shtetet që po e përballojnë me sukses pandeminë testojnë gjerësisht, duke e pasur testimin kyçin e suksesit të tyre. Për shkak të qeverisë së Rilindjes, Shqipëria është kthyer në “fanar” ndriçues i injorancës që vret shëndetin e njerëzve”,- shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë

Ky është fundi! Ministrja e Financave ne Real Story thote se shtimi i testimeve nuk eshte strategji fituese ne luften kunder pandemise.

Ja cfarë thotë Ministrja e Financave:

“Nëse shtimi i numrit të testimeve është një strategji fituese, unë do thosha nga të gjitha debatet teknike që janë bërë nga zyrtarët e shëndetësisë, ku unë jam dëgjuese, nuk është efektive”. Ndersa OBSH thote shume qarte ” Testim, Testim,Testim”. Te gjitha shtetet qe po e perballojne me sukses Pandemine testojne gjeresisht duke e pasur testimin kyçin e suksesit te tyre. Per shkak te qeverise se rilindjes Shqiperia eshte kthyer ne “fanar” ndriçues i injorances, qe vret shendetin e njerezve.

SHKARKO APP