Vasili: Sipas Ramës deri më 19 veç vrisni e grabisni, nuk quheni kriminel

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “çfarëdo të ketë bërë (Valdrin Pjetri) 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel”.

Këtë qëndrim, Vasili e cilëson si jo normal dhe si qëllim i Edi Ramës për t’u shfajësuar nga përzgjedhja  e njerëzve me probleme ligjore që ka vendosur në administratë.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Sipas Edi Rames deri ne moshen 19 vjeç vrisni, prisni, therni, copëtoni, vidhni, grabisni, shpërndani drogë, pastroni para se nuk quhen, nuk njihen, nuk janë krime. Megjithëse që nga mosha 18 vjeç mund te zgjidhni dhe të zgjidheni. Ky Edi Rama e ka hallin vetëm të përgjegjësia e tij. Por përgjegjësia bie mbi të, s’ka ku lëviz, ta mbajë. Të japë dorëheqjen, të iki. Lexojeni te marrin se çfarë thotë për Valdrin Pjetrin: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel”.

SHKARKO APP