Vasili: SPAK të hetojë Edi Ramën për krizën në kufi

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi nga SPAK hetimin e kryeministrit Edi Rama për krizën humanitare në kufi me Greqinë. Vasili u shpreh se opinioni publik është i shokuar nga publikimi i dokumenteve ku faktohej se Edi Rama kishte dijeni për bllokimin e kufirit, por nuk bëri dot asgjë.

“Të tërë shqiptarët janë të shokuar nga qëndrimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë lidhur me ngjarjen shumë të rëndë në Kakavijë, ku për ditë me radhë mijëra shqiptarë u lanë në mëshirë të fatit.  Por të gjithë shqiptarët janë akoma më shumë të shokuar dhe kërkush nuk mund ta imagjinonte faktin e rëndë se qeveria shqiptare ishte informuar dy javë më parë  më shkrim nga ambasada jonë në Athinë për vendimet e qeverisë greke lidhur me kalimin e qytetarëve në pikat kufitare”,- tha Vasili. Ai shtoi se “Ky informacion, ky njoftim me shkrim për vendimin që në datën 4 gusht të qeverisë greke, menjëherë në datën 5 gusht i njoftuar qeverisë shqiptare, kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Edi Rama lidhur me këto rregulla, ku Ambasada shqiptare dhe ambasadorja Hobdari ka njoftuar saktësisht se cilat ishin rregullat e reja dhe natyrshëm masat që Shqipëria duhet të merrte për to”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?