Vasili: Spitali i Fierit thjesht mashtrim ordiner, nga 421 shtretër katandiset në 150!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehe se ndërtimi i spitalit të ri në Fier po rezulton një gënjeshtër e Edi Ramës. Në një postim në Facebook ai krahason deklaratat e para të kryeministrit për ndërtimin e spitalit, me qëndrimet e sotme të drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga këto deklarata rezulton se nga 421 shtretër kapacitet që ishte planifikuar ky spital më herët, realisht do të ndërtohet për 150 shtretër.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Spitali i Fierit, thjesht mashtrim ordiner, nga 421 shtretër katandiset në 150!

Sot Manastirliu tha: “Me financimin e Republikës së Turqisë mike puna ka filluar për ndërtimin e një spitali me kapacitet 150 shtretër në Fier”.

Aktualisht Spitali Rajonal i Fierit ka një kapacitet prej 421 shtretër.

Kryetari i Bashkisë së Fierit Subashi deklaronte vite me parë se në Fier do të ndertohej një nga spitalet më të mëdhenj të Ballkanit së bashku edhe me një Universitet Mjekësor. Për projektin e spitalit të ri në Fier studio Atelier 4 përgatiti projektin, që u financua disa qindra mijëra euro nga Ministria e Shendetësisë. Ky projekt parashikonte një kapacitet prej 400 shtreterish dhe një financim rreth 50 milion euro dhe punimet do të fillonin që në 2017 sipas Kryetarit të Bashkisë. Edi Rama deklaron se “do të realizojë objektivin që  kemi në Fier, një spital që i shërben të gjithë zonës së jugut. Në vend që të ikin në Turqi ata që e kanë fiksim të ikin në Turqi të vinë këtu dhe të kenë të njëjtin shërbim si në mes të Stambollit”. Një spital me 150 shtretër që i sherbekërka gjithë Jugut, këtë budallëk vetëm një si Edi Rama mund ta thotë.

U mbars mali dhe polli një mi! Nga 421 shtretër që ka spitali i Fierit katandiset në vetëm 150 shtretër. Sa për Universitet Mjekësie kot të flasim se është thjesht një gënjeshtër idiote si çdo gënjeshtër rilindase.

SHKARKO APP