Vasili takon zyrtarin e DASH: Deformimi i 7 ligjeve të reformës në funksion të kapjes nga rilindja
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është takuar sot me zv. Drejtor për Europen Juglindore ne Departamentin e Shtetit, Michael Konstantino.
Përfaqësuesi i LSI ka diskutuar me zyrtarin e DASH për reformat në Shqipëri dhe procesin e integrimit. Vasili është shprehur gjatë takimit se “integrimi Evropian kalon nga plotësimi i 9 kushteve te Bundestagut”. Lidhur me reformën në drejtësi, Nënkryetari i LSI-së tha se “Reforma ne Drejtësi të zbatohet vetëm sipas 21-22 korrikut” ndërsa ka shtuar se “Deformimi i 7 ligjeve të reformës në funksion të kapjes nga rilindja”.
Vasili ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të SHBA në proceset integruese të Shqipërisë. “Amerika është e pazëvendësueshme për fatet e Shqipërisë. Mirënjohje Amerikës për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë”,- është shprehur Petrit Vasili.