Vasili: Të finalizohet reforma në drejtësi

Teksa ka përsëritur qëndrimin e LSI pro reformës në drejtësi, kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, tha se ekzistojnë të gjithë komponetët politik dhe juridik për finalizimin e saj.

Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit, Vasili vlerësoi praninë e Ambasadorëve.

Vasili: Nuk besoj se shtrohet çështja për të dhënë apo jo një premtim pasi qëndrimi i grupit parlamentar të LSI për reformën në drejtësi ka qenë i qartë në mbështetje të saj, në mënyrë të veçantë në këtë moment drejt përfundimit të kësaj reforme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi një draft që është hartuar në Komisionin e Venecias dhe mbështetet nga OBDAT dhe EURALIUS. Kemi të gjithë përbërësit e duhur politik dhe juridik për të ecur në rrugën e duhur për të ecur përpara në këtë reformë të shumëpritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht sot ishte një mundësi për një komunikim të drejtëpëdrejtë me të dy Ambasadorët e dy partnerëve tanë strategjikë të pazëvendësueshëm sot dhe për një kohë shmë të gjatë, SHBA dhe BE.

E vlerësoj pozitivisht këtë komunikim pasi Ambasadorët kanë komunikuar dhe komunikojnë me krerët e partive politike, por është më së miri ky komunikim i drejtëpëdrejtë me deputetët që janë edhe votuesit e kësaj reforme për të përcjellë mesazhet e drejtëpërdrejta, ndjeshmëritë politike, momentin shumë të veçantë që lidhet me integrimin europian.

Por mbi të gjitha më kryesorja ishte për ato pritshmëri të larta që shqiptarët kanë për një reformë të munguar dhe të kalcifikuar prej 25 vjetësh.

Sipas Vasilit nga sot të gjithë aktorët e përfshirë në proçes janë të vetëdijshëm se kjo reformë duhet të finalizohet.

Për numrin dy të LSI-së mundësitë janë që reforma të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Vasili: Nga sot jemi shumë të qartë partnerët tanë dhe ne që reforma duhet të përmbyllet. Nuk besoj se ka asnjë moment të saj të pakapërcyeshëm dhe asistenca e përhershme tashmë sistematike e dy misioneve që përfaqësojnë dy partnerët tanë strategjikë lehtëson se tepërmi kapërcimin e atyre ngërçeve që kanë qenë karakteristikë e politikës shqiptare. Kemi të gjitha mundësitë që jo vetëm ta kalojmë por dhe që sesioni parlamentar të përfundojë me rezultatin politik më të rëndësishëm të tij për të hapur rrugën e hartimit të ligjeve përkatëse në zbatim të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?