Vasili thirrje Ramës: Voto propozimin për heqjen e taksave të karburantit, lëri diarretë psiqike
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, që të votojë propozimin për heqjen e taksave të karburantit, dhe që të lëri diarretë psiqike në facebook. “Boll votoi Rama për të vjedhur shqiptarët, siç ka votuar qindra milion për inceneratoret, koncesionet e tenderat sekrete. Qytetarët s’kanë nevojë për diarrete psiqike të Edi Ramës në facebook”.
Postimi i plotë
Edi Rama voto propozimin për heqjen e taksave të karburantit, lëri diarretë psiqike në facebook. Maqedonia e Veriut heq akcizen e naftës. Maqedonia e Veriut heq TVSH për ushqimet bazë.
Ndërsa Edi Rama nuk i heq asnjë taksë karburantit. Edi Rama vetëm bën pazare me oligarkët se si të gënjejnë qytetarët dhe ti zhvasin sa më shumë me sebepin e luftës.
Ja ku e ka propozimin tone per heqjen e dy Taksave nga Karburanti. Ta votoje dhe te mbylle gojen.
Boll votoi Rama për të vjedhur shqiptarët, siç ka votuar qindra milion për inceneratoret, koncesionet e tenderat sekrete. Qytetarët s’kanë nevojë për diarrete psiqike të Edi Ramës në FB!