Vasili thirrje të fortë Ramës: Propozimet e opozitës e zgjidhin krizën, po i lë shqiptarët pa bukë
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të marrë për bazë propozimet e opozitës sepse e zgjidhin krizën dhe të mos lërë shqiptarët pa bukë.
Në një postim në Facebook, Vasili i kujton kryeministrit se nuk luftohet pandemua duke përhapur lajmet për vdekjen, duke iu referuar këtu pamjeve nga Italia që shpërndau Rama sot, për trupat e pajetë me kamionë në rajonet më keq të goditura.
Nga Petrit Vasili
Edi Rama boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet ne kurriz te bukes se shqiptareve !
O kryeminister nuk luftohet pandemia me perhapjen e lajmeve per vdekjen.
Kryeminister siguro tampone per diagnozen, siguro veshje mbrojtese per personelin shendetesor, siguro ventilatoret melanike.
Kryeminister siguro sherbimet per te moshuarit qe te marrin pensionet ne banese dhe siguro qe shqiptaret e varfer te marrin rroge dhe te ushqehen.
Boll i mbrojte oligarket dhe koncesionet.
S’te vjen turp qe edhe per termetin dhe coronavirusin shqiptaret i le pa buke kurse koncesionet mbushin xhepat plot.
Propozimet e opozites jane publike dhe e zgjidhin krizen.
Boll me turpet e propagandes se shkurtimit te rrogave te administrates qe do zgjidhkan krizen, keto jane dengla, qe nuk i ha njeri.
Kryeminister boll mbolle zi, boll bere kapterin e qarkullimit rrugor.
Kthehu ne pune o derezi se u bere si llaxore qe loz me facebook dhe bezdise e grabite dynjane, apo e sheh dhe e kupton edhe vete qe nuk e ben dot kete pune.