Vasili: Tre këmbët e kriminalizimit rilindas të Shqipërisë, opozita ka detyrë të ndalojë shpopullimin

Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se janë 3 këmbët e kriminalizimit rilindas në Shqipëri. “Kapja e shtetit ku është rrëmbyer nga Rilindja drejtësia e barazia para ligjit, ku janë rrëmbyer zgjedhjet e lira dhe ku është futur në kthetra nga rilindja ekonomia”. Zgjidhja për të janë krijimi i proriteteve fiktive dhe ikanake e shmangia nga këto tre çështje madhore, për legjitimimin e kapjes së shtetit nga Edi Rama dhe mos lejimin e rrënimit të vendit dhe shpopullimit.

Postimi i plotë

Çmontimi i kapjes së shtetit kryeçeshtje, çdo proritet fiktiv vetëm legjitimon kapjen. Kapja e shtetit ku është rrëmbyer nga Rilindja drejtësia e barazia para ligjit, ku janë rrëmbyer zgjedhjet e lira dhe ku është futur në kthetra nga rilindja ekonomia, janë tre këmbët e kriminalizimit rilindas të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballja me kapjen e shtetit është guri i provës dhe vija e ndarjes për një opozitë të vërtetë, që përballet deri në fund dhe nuk tërhiqet në betejën për çmontimin e kapjes rilindase, që ka shitur interesat kombëtare dhe ato individuale të çdo qytetari.
Asnjë pseudoprioritet nuk përligj dot anashkalimin e kësaj beteje, fitorja e së cilës do të thotë mbrojtje e sovranitetit të Shqipërisë të rrezikuar si kurrë më parë në 100 vitet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapja e Drejtësisë nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit të drejtësisë, që kanë siguruar pandëshkueshmërinë totale të Rilindjes janë fakte. Kapja e drejtësisë nga rilindja dhe pandëshkueshmëria e saj janë fakt real dhe i padiskutueshëm e ku çështjet e Teatrit, Inceneratorët, Afera e Portit të Durrësit dhe çështja Beccheti, ku drejtësia e kapur nuk vepron, janë prova tronditëse të rrëmbimit të Drejtësisë nga Rilindja.

Identifikimi i pergjegjesive dhe ndeshkimi i pergjegjesve te rilindjes per bllokimin e reformes dhe kapjen e drejtesise prej saj eshte kryedetyre e opozites. Hetimi te gjitha nderhyrjet e njeanshme ne ligjet e Reformes ne Drejtesi te kryera ne dy vitet e fundit nga Kuvendi njepartiak, ne kundershtim te plote me Kushtetuten dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias eshte detyre e pashmangshme.

Pa nje proces te tille cdo hap me tej eshte thjesht legjitimim perfundimtar i kapjes se drejtesise nga rilindja. Hetimi deri ne fund i masakres se 25 prillit dhe identifikimi i pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte kryedetyra e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe bashke me te interesi kombetar dhe ai privat.

Hetimi deri ne fund i koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi njepartiak eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar.

Krijimi i proriteteve fiktive dhe ikanake e shmangia nga keto tre ceshtje madhore, qe kane tronditur e cuar ne piken kritike vete ekzistencen e Shqiperise, si vend e si popull, do te thote krijimi i alibive dhe ortakerive politike te errta per legjitimimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama dhe thelkim pa kthim te rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?