Vasili: Vaksina me tollon, rroftë mashtruesi global. Shqiptari i fundit do vaksinohet në 2030
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nuk e beson kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit tha sot se ka sigurar 500 mijë doza të vaksinës anti-covid. Për të, Rama është mashtrues dhe se shqiptari i fundit do të vaksionet në 2030. ”Mashtruesi global ka një ide “interesante”, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë dhe qytetaret atë gjë duhet të bëjnë ta largojnë”,-shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Vaksina me tollon, rroftë mashtruesi global. Dikush i tha lider global, por në të vërtetë është një mashtrues global! Mos shpërdoroni 1 janarin me këtë mashtrues, që shkon drejt humbëtirës, drejt asgjëkundit.
Lërëni mashtruesin global të bëjë luftëra imagjinare me Europën, që ka parë plot mashtrues të tillë. Lëreni mashtruesin të gënjejë veten se tjetërkënd nuk gënjen dot.
Mashtruesi global ka një ide “interesante”, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë dhe qytetaret atë gjë duhet të bëjnë ta largojnë.