Vasili: Venecia foli dhe tha s’ka shkelje, ata që akuzuan të mbyllin gojën!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se pas publikimit të variantit zyrtar të Komisionit të Venecias, të gjithë ata që akuzuan kreun e shtetit duhet të mbyllin gojën.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se ekspertët e Venecias kanë ndryshuar pikat e raportimit të tyre, duke vënë në dukje faktin se nuk ka as shkelje dhe as tejkalim kompetencash nga kreu i shtetit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Venecia reflektoi e ndryshoi thelle, ndersa rilindja mbeti si peshku pa uje!!(FOTO).

Tani te mbyllin gojen se rrahen uje ne havan per 4 muaj me shkarkimin e marrë te presidentit!!

Venecia reflektoi thelle dhe raporti final i saj pasqyron ndryshimet thelbesore nga raporti paraprak.(FOTO).

Reflektimi gjithmone mbetet vlere e shtuar. As edhe nje shkelje kushtetuese.

Dekretet e presidentit ne fuqi te pa ankuara ne asnje gjykate ne Shqiperi a jashte saj.

Votimet moniste-puniste te Edi Rames 100% te paligjshme dhe njolle e zeze per te. Fale dekreteve te Presidentit u evitua gjakderdhja aq e desheruar nga Edi Rama.

Presidenti veproi me pergjegjshmeri te plote, ne respekt absolut te Kushtetutes dhe mbrojti pluralizmin dhe demokracine si shtyllat fondamentale te rendit demokratik dhe i sherbeu me patriotizem te tashmes dhe te ardhmes europiane te vendit.

Ka vetem nje shkeles e dhunues te kushtetutes dhe ligjit ky eshte Edi Rama. Komisioni hetimor per shkarkimin e presidentit si nje kor sorrash te zeza duhet pushoje menjehere se ekzistuari,per ti dhene fund nje neverie qe vjen ere “psikopatie” te Edi Rames.

Deshtuan me turp me Venecian, deshtuan me turp me hapjen e negociatave tani te ikin se boll u jargaviten mbas kembeve te karrigeve te pushtetit.

SHKARKO APP