Vasili: Venecia konfirmon se qeveria po i vjedh pronat shqiptarëve
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, analizon raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me pronat. Vasili thotë se Komisioni ka kapur me shkelje qeverinë. Sipas tij, rilindja e la Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që të vidhte pronat e pashqetësuar sepse qytetarët nuk kanë se ku të ankohen.
Postimi i plotë
Shqiptare jini vigjilente, Venecia konfirmon se qeveria po ju vjedh pronat! Komisioni i Venecias konfirmon qarte se rilindja shkel Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut per pronat. Venecia konfirmon gjithshtu qarte se rilindja shkel Kushtetuten per te grabitur pronat e shqiptareve. Rilindja e la Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese qe te vidhte pronat e pashqetesuar sepse qytetaret nuk kane se ku te ankohen.
Rilindja gjallon mbi grabitjen e prones se qytetareve. Ne krye te grabitjes eshte vete Kryeministri. Kjo eshte nje vjedhje monstruoze qeveritare e prones se shqiptareve me qellime korruptive per perfitim miliardash,prandaj edhe ne projektligj kompetencat e procedurat,qe duhet te percaktoje ligji i rremben qeveria qe ti rrembeje pronat sipas qejfit.
Kemi nje qeveri qe dite e nate punon e vepron per vjedhjen e pronave te shqiptareve. Dhe hajde degjo pastaj keto gulçimet e perbetimet histerike te kryeministrit,i cili prin ne krye te qeverise me te korruptuar,qe ndertoi antishtetin me te kriminalizuar te Europes ne Shqiperi.
Lexoni cfare thote Komisioni i Venecias:
“Ekziston një rrezik i lartë që projektligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”