Vasili: Venecia tha se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën, 30 qershori i pavlefshëm
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në ”News 24”, komentoi opinion e Komisionit të Venecias, ku tha se në këtë opinion thuhet se Presidenti i Shqipërisë, Ilri Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën me anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Nga ana tjetër, Vasili komentoi edhe qëndrimin e Komosionit për zgjedhjeve njëpartike të 30 qershorit. ”Me këto dekrete 30 qershori nuk ekziston, votimet janë të paligjshme, Venecia e konfirmon dhe ankuesit e vetëm të tyre të cilët ishin Rilindja dhe KQ, të cilët nuk ndërmorën asnjë hap në gjykatë, brenda apo jashtë vendit, humbën sot përfundimisht legjitimitetin e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit”.
Deklarata e plotë
Tani të vijmë tek të vërtetat të cilat me shumë të drejtë ju pyesni se cilat janë gjetjet themelore. Disa janë gjetjet themelore të cilat duhet të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Sepse sot ishte dhe me këtë raport i cili kishte edhe shumë ndryshime të mëdha nga raporti paraprak dhe këtu nuk ka asnjë të keqe që Komisoni i Venecias reflektoi pas kësaj gjëje, në mënyrë shumë të qartë dhe shteruese, saqë as ky krye gënjeshtari Edi Rama nuk guxon ta thotë, pohoi qartë që Presidneti nuk e ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe kjo shterohet.
Së dyti mbyllet edhe një çështje tjetër, herën e parë kur doli raporti paraprak para pak ditësh, të gjithë u përpoqën ta keqpërdorin në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit apo votimet moniste të 30 qershorit. Komisioni i Venecias pohon qartë, e keni edhe në deklaratën që është në posedimin tuaj, ku thotë shumë qartë që dekretet e Presidentit janë të pa atakuara, të pa ankimuara nga kurrkush sot e kësaj dite. E përkthyer për qytetarët, që ta mbyll këtë pjesë, do të thotë janë dekretet që janë ligje, janë të pa atakuara dhe si të tilla duhet të zbatoheshin. Me këto dekrete 30 qershori nuk ekziston, votimet janë të paligjshme, Venecia e konfirmon dhe ankuesit e vetëm të tyre të cilët ishin Rilindja dhe KQ, të cilët nuk ndërmorën asnjë hap në gjykatë, brenda apo jashtë vendit, humbën sot përfundimisht legjitimitetin e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit.
Dekretet e Presidentit vazhdojnë të mbeten legjitime dhe vazhdon të mbetet një problem shumë i madh dhunimi i shtetit ligjor pasi mori përsipër Edi Rama, mazhoranca dhe KQZ-ja të shkelin ligjin në fuqi. Dhe këto janë elementë të cilët janë në raportin e Komisionit të Venecias në mënyrë të qartë. Dhe e treta do të thotë që Komisioni i turpshëm dhe i famshëm i ngritur me idenë për të shkarkuar Presidentin, me idenë për të bërë një zhurmë, se asnjë substancë nuk kishte, normalisht duhet të ishte deklaruar sot në një konferencë urgjente shtypi shkrirjen dhe shkuarjen e tij në shtëpi sepse nuk ka më asnjë funksion tjetër se çfarë të kryejë. Bëri farsën, bëri tymueset, bëri fishekzjarrët, i bëri të gjitha. Sot është fundi i të gjithë kësaj loje të fëlliqur e cila i humbi kohë dhe vëmendje shqiptarëve, ndërkohë që vëmendja duhet të jetë pikërisht te negociatat që nuk hapen dhe një dështim i tmerrshëm që Shqipëria ka sot në ecjen përpara të saj drejt Europës.