Vasjari: Meta është korrekt nga pikëpamja kushtetuese, ja pse kreu i KED duhet të bëhet Sokol Sadushi

Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 deklaroi  se Presidenti Meta është korrekt nga pikëpamja kushtetuese dhe argumentet që jep për mbarimin e mandatit nga ana e kreut të KED, Ardian Dvorani. Vasjari thotë se Meta është korrekt, por ajo që konteston është se Presidenti kërkon që Dvorani të zëvendësohet me nënkryetaren e KED, e cila është njëkohësisht anëtarja më e vjetër e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Sipas Vasjarit kjo do shkaktonte mospërputhje kushtetuese, por për të kryetar i KED duhet të bëhet Sokol Sadushi pasi ishte ai që zgjodhi vakancën e Dvoranit në Gjykatën e Lartë dhe automatikisht zëvendëson dhe Dvoranin.

“Në vështrimin tim Presidenti i Republikës e ka forcuar edhe për memorie që është nga pikëpamja kushtetuese korrekt. Janë disa çështje që për mua janë jo të paqarta por nuk kishin pse ndodhnin. Por këto ndodhin sepse këtu tek ne ka rënë përfundimisht një parim themelor demokratik, luajaliteti i të bërit institucional. është shkallmuar. Individët apo institucionet nuk ka rëndë cilët janë spekulojnë me lagunat ligjore, me çështje interpretimesh për të arritur qëllimet politike. Nuk ka ç’i heq nga pikëpamja argumentues dhe ligjor çfarë ka përcjellë Meta. Janë 1 letër, një për KLGJ tjetra Gjykatës së Lartë”,- tha ai.

Vasjari shtoi se “Presidenti nuk i kërkon që të shkarkojë apo të konstatojë mbarimin e mandatit të Dvoranit. Mbarimi i mandatit ka ndodhur në 2014. Ish- kryetari i Gjykatës së Lartë i tha Presidentit të emërojë një tjetër, Kuvendi nuk e pranoi. Posti i Dvoranit nuk ekziston. KED. Këtu komplikohet situata. Sa i përket çështjes, faktit nëse Dvorani mund të jetë apo jo kreu u KED. Këtu nuk mund të jetë. Sepse Kushtetuta është e qartë. Unë kontestoj, e vetmja gjë që kontestoj, tek promemorja e Presidentit lidhet me faktin se Presidenti pasi pranon që Dvorani nuk mund të jetë kryetar i KED thotë që ne duhet të ndërtojmë një qasje me nënkryetarin e KED-së. Presidenti i referohet nenit 147 të ligjit 15. Që thotë se në kushtet kur krytetari i KED është në pamundësi ose mungon, atëhere e zë vendin anëtari më i vjetër që i bie të jetë Vitore Tusha”.

Analisti i njohur shtoi se “Kreu i KED është anëtar i Gjykatës së Lartë. Nuk kemi ç’diskutojmë. A do ndodhemi ne në një situatë nga pikëpamja Kushtetuese kur mandati i Dvoranit nuk është më. çfarë ka ndodhur në dhjetor. Në shortimin që është bërë ka anëtar zëvendësues. Duhet të kishte zëvendësues të Gjykatës së Lartë. Kur nuk kishte sepse ishte vetëm Dvorani nuk kemi zëvendësues. Kjo është rrethana që merr Presidenti që meqenëse në dhjetor 2019 nuk patëm mundësi të kishim zëvendësues. Por nuk është korrekte që të bëhet kryetar nënkryetarja e KED, që është anëtarja më e vjetër e Gjykatës Kushtetuese, pra Vitore Tusha. Atëherë themi meqenëse Sokol Sadushi ishte i pari në listë, ishte ai që e zgjidhi problemin e zëvendësuesit atëherë për mua është ai kreu i KED”.

SHKARKO APP