Vazhdojnë ekzekutimet/Bujar Lika shënjestra e atentatit në Mamurras, zbulohet lidhja e tij me vrasjen e Enton Nikës në Linzë

Dy atentatet mbrëmë zbulojnë të tjera detaje në lidhje me atentatin e ndodhur në orën 22:17 të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, me dy të vdekur biznesmenin Bujar Lika dhe Paulin Gjergjin (vdiq sot ne spital) si dhe plagosjen e 21 vjecarit Kreshnik Tusha.

Policia ka shoqëruar deri më tani 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë, sic bën me dije  ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij. I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, vec gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit. Ai njihet si person me precedent të mëparshëm penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj. Ai po ashtu njihet si mik i ngushtë i një personi me precedent penalë, i njohur edhe si biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedente të mëparshëm penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?