Drejt përfundimit numërimi në Dibër. Kryeson PS, kandidati i Berishës i dyti
Aktualitet Politikë E Hënë, 7 Mars 2022 12:08
Po shkon drejt përfundimit numërimi i kutive të votimit në bashkinë e Dibrës. Kështu janë numëruar 100 kuti nga 101 kuti në këtë bashki të vendit.
Deri tani kryeson Rahim Spahiu i PS-së me 13996 vota ose 60.8%
Në vend të dytë vjen kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi me 4478 ose 19.5% të votave.
Luan Haka i PD-së së Lulzim Bashës ka marrë 4437 ose 19.3 %. Kurse, kandidati Dritan Torba ka marrë 99 vota.
KOHA JONË SONDAZH

