Vazhdon sot punimet samiti ekonomik në Beograd, pritet takimi Rama-Vuçiç

Samiti i Tretë i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që ka në axhendë bashkëpunimin ekonomik, vazhdon edhe sot punimet në Beograd.

Dita e dytë e samitit, deri më tani, ka shënuar takime dypalëshe të kryeministrave të Kinës dhe Serbisë me shefat e qeverive pjesëmarrëse.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka takuar tashmë homologun hungarez, Viktor Orban, dhe atë të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Gjithashtu, me interes të veçantë pritet takimi i Vuçiqit me kryeminstrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se Rama ka qënduar më 10 nëntor në Beograd, ku, veç te tjerash, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm.

SHKARKO APP