Vazhdon zgjedhja e delegatëve të Kongresit të PS
Procesi i zgjedhjeve të delegatëve për në Kongresin e PS-së vijon edhe këtë fundjavë.
Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet në qarqet Lezhë e Dibër. Prej orës 8 të mëngjesit qendrat e votmit janë hapur në të gjitha njësitë administrative të këtyre qarqeve.
Javën e kaluar u krye votimi në qarqet Elbasan, Korçë, Berat e Fier.Pas mbylljes së këtij procesi Partia Socialiste do të mbajë Kongresin më 19 mars. Ende nuk dihet nëse do të shkohet apo jo në zgjedhje për kreun e partisë.Deputeti Ben Blushi akuzon kryetarin Rama se prej 7 vitesh qëndron në krye të PS-së pa zgjedhje sikundër e parashikon statuti.
KOHA JONË SONDAZH

