Vdekja e 32-vjeçarit, Rama: Jo dhunë, por nga një gjë që po hesht se dua të respektoj vikimën

Për herë të dytë kryeministri Edi Rama, ka folur për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit, ku nga Elbasani tha se një tufë hijenash dalin dhe i bëjnë njerëzit të ndihen keq.

”Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj dhune, për asnjë lloj tejkalimi force nga ana e policisë, por bëhet fjalë për një gjë tjetër. Me megjithatë, unë nuk dua ta them dhe nuk dua t’i futem më thellë sepse dua ta respektoj viktimën.

Dhe dalin një tufë hienash për t’i bërë njerëzit të ndjehen akoma më keq, të mendojnë akoma më keq në këtë kohë të zymtë. Nuk mund të jemi të ndarë nëse ka luftë apo jo, nëse janë ndikuar çmimet apo jo në Shqipëri nga lufta”.

SHKARKO APP