Vdekja e ish-presidentit grek, Meta: Rol historik në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë

Presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit grek Karolos Papulias, në moshën 92-vjeçari. Kreu i Shtetit shprehet se Papulias ka luajtur një rol historik në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për të do të mbetet i paharruar respekti dhe përzemërsia e tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Mesazhi i plotë

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë. Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?