Vdekja e ish-presidentit të Francës, Meta: Populli francez humbi një politikan të madh
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Francës Valery Giscard d’Estaing.
Presidenti Meta shprehet se ngushëllon popullin francez për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Francës, ndërsa shton se shteti francez ka humbur një politikan të madh e vizionar.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Ngushëllimet e mia për popullin francez, që me vdekjen e Valéry Giscard d’Estaing, humbi një politikan të madh, një President vizionar dhe një luftëtar të palodhur, për një Europë të bashkuar! 🇦🇱🇫🇷