Kosova ka shoqeri civile kurajoze. Në Tiranë ka frikacakë!

(Mund ta shikon si video, pasi është më e plotë, por edhe si tekst)

Nga Daniel Muçaku-

Disa herë flitet se kur një shoqeri civile kthehet pasive në lidhje me aktet antipopullore të një qeverie apo blihet nga pushteti, atëhere ky vend nuk ka të ardhme, sepse demokracia është asfiksuar.

Dikur në Tiranë kishte shoqeri civile, shumë aktive. Asokohe kur drejtonte Fatos Nano si kryeministër ndër vitet 2003-2005 ishte Lëvizja MJAFT e drejtuar nga Erion Veliaj dhe e ideuar nga Edi Rama që bënte namin ndaj kryeministrit dhe ministrave të kohës, aqsa pushtetarët kishin me shumë frikë lëvizjen MJAFT se sa opozitën e kohës.

Ndërsa sot ka ngordhur shoqeria civile, edhe për një arësye se ata që ishin dikur shoqeri civile në ato vite, tani janë në pushtet dhe e dijnë se si asfiksohet një shoqeri civile.

Në Tiranë ka disa vite që nuk ka më njerëz aktiv dhe që ngrenë zërin. Edhe kur dolën disa protesta një pjesë e drejtuesve u blenë ose disa ikën të llahtarisur nga gazi lotësjellës.

Ndërkohë në Kosovë janë me aktivë, më kurajozë. Sot Ministri i Financave të Kosovës është sulmuar me miell në Prishtinë.

“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkruajnë në rrjetet sociale kosovare.

Reagimi vjen si pasojë e një vendimi të ministrit Murati për të mos kaluar pagat e muajit gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qendrore të cilët kanë zhvilluar një grevë. Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve është marrja e pagesës prej 100 eurosh, si ndihmë për rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Natyrisht që thesin me miell e donte kryeministri Kurti, por përsëri efekti publik i këtij akti të sotëm me miell fytyrës, ishte domethenës.

Dhe jo në pak raste në Prishtinë janë më të civilizuar dhe më të vendosur se sa në Tiranë, ata që thonë se janë shoqeri civile.

Përditë rriten çmimet e karburantëve dhe ushqimeve por asnjë rast nuk kemi akte si në Kosovë ndaj ndonjë ministri të linjës që të jetë si një revoltë e shoqerisë ndaj jetës gjithnjë e më të vështirë ekonomike.

Berisha dhe Meta bëjnë thirrje për protestë masive kundër kryeministrit Rama në shtator, por në fundjavë sejcili ka zgjedhur ku njeri bën ngjitje të sforcuar nëpër male, kurse tjetri shikon nga malet e Rugovës ndonjë arushë mali.

Nëse thonë se ka regjim në Shqipëri dhe se jetesa është shtrejtuar atëhere si ka mundesi që vetëm në konferenca shtypi bëhet nami nga opozita? Ose shoqeria civile të bluan në facebook por një akt simbolik si ai në Prishtinë nuk ua mban ta bëjnë në publik.

Ndaj qeveris qetesisht Edi Rama dhe nuk ia ndjenë fare se ka opozitë apo shoqeri civile. Edhe dy-tre zëra intelektualësh që ngrenë probleme apo duan të dalin të manifestojnë kundër regjimit, edhe ata përqeshen apo etikohen si të paguar.

Prandaj asnjë nuk del me një thes miell kokës-qeveritarëve, por populli e ha kokës rritjen e çmimeve dhe pa sigurinë për familjen.

Ata që vetquhen shoqeri civile kanë makina të shtrenjta, pushime në Monte Carlo apo që po ndërtojnë pallate.

Merrni shembull nga Prishtina! Atje kanë kurajo dhe shpirt sakrifice publike.

SHKARKO APP