Vdekjet masive në azile. Italia nis hetimet për vrasje
Prokuroria e Milanos në Itali ka nisur hetim për shtëpitë ku strehoheshin pensionistët në Lombardi dhe qytete të tjera të këtij, të cilat kanë pasur numër të madh vdekjesh gjatë epidemisë.
Dy azile në këtë rajon kanë pasur rreth 200 vdekje të personave që ishin strehuar. Familjarët e personave që kanë humbur jetën kanë paditur drejtuesit e shërbimeve dhe personelin mjekësor që kujdesej për të moshuarit.
Agjencia ANSA raporton se padia e prokurorisë është për vrasje dhe përhapje të qëllimtë të epidemisë.
Në një prej shtëpive të të moshuarve gjatë muajit mars kanë vdekur më shumë se 100 persona. Prokurorët thonë se hetimet do të vijojnë edhe për gjithë azilet e tjera në rajon, ku rezulton se nuk janë marrë masat për frenimin e epidemisë.
KOHA JONË SONDAZH

