Veç 15% e dosjeve të sakta në Kadastrën e Durrësit, Ambasadorja Kim: Presim hapa konkretë për përgjegjësit

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim nisur nga fakti që vetëm 15% e dosjeve janë të sakta në Kadastrën e Durrësit, thotë se pret hapa konkretë për përgjegjësit.

“Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.

Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri.

Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE”, shkruan Kim.

 

SHKARKO APP