Veliaj apel qytetarëve: Na ndihmoni ta mbajmë pastër Piramiden

 

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për restaurimin provizor të Piramidës dhe ambientit rreth saj.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, njofton nisjen e punimeve në objektin ku deri më parë ishte vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ruajtur.

“Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth. Ju lutem raportoni vandalizmin, raportoni vandalizmin”, shkruan Veliaj.

Me marrjen e detyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka nisur një sërë aksionesh të fokusuar në hapësirat publike siç ishin fillimi i restaurimit të Monumentit të Pavarësisë, nisjen e aksionit të pastrimit, riparimin e trotuarit në bulevardin “Dëshmorët e Ko

SHKARKO APP