Veliaj: Bashkia do të hipotekojë 385 pallate

Kandidati i PS për Tiranën, Erjon Veliaj ka zhvilluar këtë të shtunë dëgjesën e radhës me banorët e kryeqytetit, e cila në fokus kishte çështjen e hipotekimit.

Në fjalën e tij, sikurse në takimet e mëparshme, Veliaj ka kritikuar administratën aktuale të bashkisë, e cila sipas tij “do të kishte bërë diçka për qytetarët nëse nuk do ta kishte mendjen tek partia”. 

“Angazhohem se bashkia e re do të kolaudojë 385 pallate dhe do të zhbllokojë hipotekat për t'u dhënë qytetarëve pronësinë”, ka thënë Veliaj. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka premtuar se bashkia e re që do të vijë pas 21 qershorit do të ketë një qasje tërësisht ndryshe nga ajo aktuale ndaj qytetarëve. 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tek Bashkia e re e Tiranës do të gjeni një ekip bashkëpunues dhe jo një ekip që justifikohet pse gjërat nuk bëhen”, ka shtuar Veliaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?