Veliaj: Bashkia e Tiranës ka interes të mbrojë strip-clube, jo të bëjë qendra rinore
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj i është përgjigjur akuzave të Bashkisë së Tiranës në lidhje me rikonstruksionin e një objekti në hyrje të rrugës së Kavajës në Tiranë.
“Jam këtu për të folur për një premtim të dhënë nga Lulëzim Basha që do të bënte qëndra rinore, në të gjithë minibashkitë.
Por, duke qënë se ne kemi bërë një premtim të përbashkët për të ndërtuar qëndra rinore, mua më takon ta mbaj premtimin dhe jo sikundër ka vepruar kryetari i Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.
Sipas ministrit , më parë ky objekt ishte një strip-club, por ky nuk është modeli dhe nuk përfaqëson rininë shqiptare.
Veliaj theksoi se “Bashkia e Tiranes ka interes te mbroje strip-klubet, në vend që të mbështesë më shumë qëndra rinore dhe hapësira, siç dhe ka premtuar 4 vjet më parë .
Para se Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ta përcaktonte këtë objekt si qëndrën e re rinore të Tiranës, ky objekt ka qënë një strip-klub i skeduar nga policia për trafiqe, armëmbajtje pa leje dhe shperndarje droge.
KOHA JONË SONDAZH

