Veliaj: Beteja me FSHF jo për mua, por për çunat dhe gocat e këtij qyteti që duan të merren me futboll të pastër

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në mbledhjen e Presidentëve të Shoqatave Sportive të Tiranës, ka deklaruar se betejën për Federatën Shqiptare të Futbollit nuk e bën për veten, por për 350 skuadrat e futbollit të regjistuara në Tiranë, ku marrin pjesë të rinj dhe fëmijë që futbollin e shohin të ardhmen e tyre.

“Secili prej jush qe jeni ketu përfaqëson një shoqatë me 100, 200, 300 fëmijë që kanë pasion që nesër të bëhen si Messi, Ronaldo, Cikalleshi e Broja, janë prindër që heqin nga rroga e tyre dhe nga të ardhurat e tyre që të paguajnë kurset e futbollit. Këtë betejë e kemi për çunat dhe gocat e këtij qyteti, që duan të merren me futboll të pastër.

Kjo nuk është betejë për mua. Por për sa kohë që në këtë qytet janë mijëra, janë 350 skuadra çunash dhe gocash që po merren me futboll, e për sa kohë që po luftojmë më këto lloj bandash, sikurse bëmë në Laprakë e të ishte për këto dy partitë aleate të Dukës që folën sot, e për recitimet në Korçë, ishte bërë pallat, dëshmuan që ku kishin vënë dorë këta u sprapsën”,-tha ndër të tjera Veliaj.

Veliaj ka shigjetuar kreun e FSHF, Armando Duka edhe për fushat e munguara të futbollit në Tiranë por ka vepruar si një bandë në instituionin që drejton prej 20 vitesh.

“Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Unë flas ndoshta më rëndë ndaj padrejtësive në televizor e me kamera sesa në muhabet shokësh. Ata janë një bandë dhe ajo që kam thënë për institucionet shtetërore eshte: si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë e këta nuk i auditon askush.

Ku ikën lekët e solidaritetit?! Pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Pse u bë 1 fushë me 8 milion euro e nuk u ndanë rrogat e luftës për ata trajnerë që strapacohen non stop? Ky është thelbi i kësaj lufte dhe ne do ta fitojmë këtë betejë”,- u shprej Veliaj, referuar edhe zgjedhjeve për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë, ku u shtuan në mënyrë fiktive 15 delegatë.

SHKARKO APP