Veliaj betohet dhe merr çelësat e Tiranës: “Shtrij dorën e bashkëpunimit”. Opozita ikën
“Nga sot kemi privilegjin ti shërbejmë Tiranës me kohë të plotë. Bashkia do të jetë model i ri me qytetarin dhe për qytetarin” Kështu e nisi Erion Veliaj fjalën e tij menjëherë pas betimit para këshillit bashkiak, e cila u braktis nga opozita në momentin e betimit.
Ora 11: 20 Këshilltarët PD Opozita braktis mbledhjen – Këshilltarët e PD-së ikin nga salla në momentin kur Erion Veliaj do bënte drejtimin. Drejtuesi i këshilltarëve të PD-së kërkoi largimin nga salla të përfaqësuesve qëndrorë.
Olli: Nuk mund të pranojmë që në sallë të ketë përfaqësues të pushtetit qëndror. Të ikin nga salla autoritetet që tentojnë te intimidojnë pushtetin vendor”
Dalipi: “S’ja kam bërë këtë as Lulzim Bashës 4 vjet më parë. Salla e këshillit bashkiak është e hapur për të gjithë”