Veliaj: Brenda nëntorit miratohet plani urbanistik i Tiranës

Brenda muajit nëntor do të mbyllet plani vendor urbanistik i Tiranës. Gjatë një takimi të zhvilluar tek Piramida, kryebashkiaku Veliaj tha se brenda vitit të parë të mandatit mbyllet plani urbanistik, ndërsa në tre vitet e tjera do të bëhet implementimi i tij.

Veliaj: Ka qenë një vit rekord pune, një vit shumë intensiv. Edhe pse Tirana është qyteti më i madh, më vjen mirë që jemi të parët që e mbyllim planin urbanistik. Do të vazhdojmë me kalimin e planit në Këshillin Bashkiak dhe KRT-në gjatë muajit nëntor.

Ky vit mbyll historinë e planit në vitin tonë të parë dhe pastaj tre vitet e tjera të punojmë për implementimin. Ne kemi realizuar rreth 100 dëgjesa publike, 3 të mëdha në nivel ekspertësh. Më vjen mirë që e mbyllim këtu tek Piramida e asaj që është metaforë e asaj që është qyteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket Piramidës, kryebashkiaku deklaroi se Bashkia e Tiranës ka një projekt ambicioz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj: Bashkia ka një projekt ambicioz për ta kthyer Piramidën në një hapësirë publike, për t’ua kthyer qytetarëve të Tiranës, për ta bërë të aksesueshme për aktivitete publike. Si hera e fundit që takohemi në këtë Piramidë në këtë gjendje, mund të kthehen në funksionale në dobi të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?