Veliaj dëgjesë me shoqatën e shërbimit taksi: Kryebashkiak me kohë të plotë

 

Në vijim të dëgjesave me qytetarët dhe grupet e interesit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj ka zhvilluar bashkëbisedimin e rradhës me shoqatën e shërbimit të taksive.

Pasi dëgjoi problematikën e ngritur mbi mungesën e vendqëndrimeve permanente dhe problemin e taksive të palicensuara, Veliaj premtoi se do  të ketë një grup pune që do të trajtojë problemet e shërbimit publik, dhe në rastin konkret për vendqëndrimet e taksive.

 

“Një kryebashkiak me kohë të plotë dhe mundësisht me tre turne, pasi qyteti jeton 24 orë dhe nuk jeton me kohë të pjesshme.

Propozimi im konkret për këtë çështje të pozicioneve dhe rikonceptimin e gjithë pozicioneve dhe vendqëndrimeve në Tiranën e re sipas hartës së sotme, është të krijojmë një ekip të përbashkët, të na vijnë me 2 ose 3 propozime dhe të votojmë propozimin më të mirë që të ndihen të gjithë të kënaqur, se po e mori një palë, pala tjetër do thotë ne ndihemi të pakënaqur, dhe është më mirë kur bëhet në mënyrë demokratike dhe pse merr pak më shumë kohë, por të paktën të gjithë japin mendimin e tyre”, theksoi Veliaj.

kandidati i ASHE beson se ngritja e këshillit ekonomik i Bashkisë së Tiranës do të bëjë bashkë bashkinë, sindikatat dhe biznesin.

SHKARKO APP