Veliaj dhe Rama ndezin dritat e festave në Tiranë

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, mblodhën fëmijët dhe të gjithë qytetarët së bashkë në sheshin “Skëndërbeu”, për të ndizur dritat e festave. Reshjet e shiut nuk penguan që Tirana të ndezë dritat e festave të fundvitit. Këtë e tha edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e shkurtër.

“Mbyllini çadrat mos kini frikë nga shiu. Nuk jeni sheqer të shkriheni. Ja gratë mbyllin çadrat dhe burrat qëndrojnë në çadra. Dua vetëm t’ju uroj të gjithëve një vit të ri të gëzuar si këto drita që do ndizen dhe dua po ashtu ti siguroj të gjithëve për një gjë “çfarë të vret të bën më të fortë”. Sot jemi të gjithë së bashku më të fortë, Shqipëria është më e fortë, shqiptarët kudo që janë tani janë më të fortë”.

Për të qenë krah fëmijëve të prekur nga tërmeti, Veliaj shpalli operacionin “Kutia”. “Edhe fëmijët e Tiranës do ndihmojnë. Secili do marrë një kuti me këpucë dhe do e mbushë me lodra, libra, stilolapsa për fëmijët në Thumanë, Durrës, Laç e Lezhë. Nëse do na ndihmoni të bëjmë dhuratat për fëmijët e prekur nga tërmeti do jetë Viti i Ri më i bukur”.

SHKARKO APP