Veliaj: Do ta mbyllim vitin me miratimin e 1000 kredive të buta për çiftet e reja
Një lajm i mirë për të gjitha ato çifte të reja që duan të përfitojnë nga kreditë e buta. Mësohet se përpara fundit të vitit, Bashkia Tiranë do të shpallë 1 mijë fituesit e kredisë së butë.
Ky lajm është ndarë nga vet kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili deklaroi se përpara fundit të vitit do të miratohen në Këshillin Bashkiak dhe kreditë e buta për 1000 çifte të reja të Tiranës.
“Ne duam fort akoma që të ecim përpara me 1000 kredi të buta të cilat do t”i miratojmë përpara fundit të vitit për 1000 çifte të reja të Tiranës. Ftesa ime është edhe për Bashkitë e tjera. Nuk mjafton vetëm të thuash që të rinjtë janë e ardhmja, ata duan edhe të strehohen diku, përveçse të punësohen diku. Kjo është arsyeja pse ne do ta mbyllim vitin me 1000 kredi të buta për djemtë dhe vajzat e këtij qyteti”, nënvizoi Veliaj.