Veliaj e Baba Mondi shërbejnë drekën festive në qendrën sociale të Kombinatit

Në këtë atmosferë festash edhe Qendra Komunitare “Të Qëndrojmë së bashku”, në Kombinat, ka shtruar një drekë festive për të gjithë frekuentuesit e saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Kryegjyshin Botëror të  Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shërbyen drekën festive për njerëzit në nevojë.

Në fjalën e tij, në këtë prag festash, Veliaj vlerësoi kontributin e njerëzve të fesë, si Baba Mondin, për të cilin tha se ai u gjendet njerëzve jo vetëm në ditë të mira e feste, por edhe në ato më të vështirat.

Trimi i mirë njihet në kohë të vështira dhe me Baba Mondin nuk mblidhemi vetëm kur ditët janë të mira, kur në qiell shkëlqen dielli, e vetëm për festa. Përkundrazi! Ne jemi bërë miq, shokë e vëllezër, kur kemi kaluar ditët e vështira, në kohën e pandemisë, të tërmetit, të një fatkeqësie, kur kemi pasur dikë në nevojë për mbështetje, kur na është dashur të mbledhim ndihma etj,” u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?