Veliaj emëron 24 administratorët, ja emrat

Fjalimi prezantimit të 24 administratorëve të Bashkisë së Tiranës shërbeu për Erion Veliajn edhe si një paralajmërim për të gjithë ata se qëndrimi i tyre në këtë detyrë do të varet plotësisht nga performanca e tyre në detyrë.

“Si një pozicion i emëruar dhe jo i zgjedhur, puna juaj do të përcaktojë edhe qëndrimin tuaj në detyrë”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë më të madhe në vend kërkoi nga 24 administratorët që të njihen me problemet e njerëzve, të njihen me shqetësimet e tyre.

“Duhet të prekni problemet në terrent, të shihni shërbimin e transportit, nëse pastrohen plehrat, nëse qytetarët furnizohen me ujë”, u shpreh ai.

Emërimi brenda 24 orëve i administratorëve u krye në një kohë rekord me qëllim që qytetarët të mos privohen nga shërbimet bazë të njësisë, raporton TCh.

Ja 24 administratorët e Tiranës:

Njësia 1 – Trendelina Jaku
Njësia 2 – Elez Gjoza
Njësia 3 – Ergesta Ninka
Njësia 4 – Lirika Kasa
Njësia 5 – Violeta Kika
Njësia 6 – Adriatik Merko
Njësia 7 – Gjinovefa Kadria
Njësia 8 – Erjon Xhafa
Njësia 9 – Adelina Albrahimi
Njësia 10 – Arian Hamiti
Njësia 11 – Gentian Arapi
Petrelë – Sokol Kupi
Farkë – Admir Abrija
Dajt – Kujtim Qefalia
Zall-Bastar – Genc Sita
Bërzhitë – Refik Velia
Krrabë – Alfred Brahja
Baldushk – Ilir Bermeta
Shëngjergj – Shpëtim Sina
Vaqarr – Gentian Myrtaj
Kashar – Erin Çatri
Pezë – Besmir Kola
Ndroq – Xhavit Çeka
Zall-Herr – Arben Maloku

SHKARKO APP