Veliaj flet për përgjimet e Ndragheta-s: Rutinë parazgjedhore

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot emisionin e “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën për përgjimet e Ndragheta-s.

Veliaj i quajti këto përgjime sulme që vijnë sa herë ka një projekt apo jemi në prag zgjedhjesh.

Shiko u regja me këtë punë, sa herë fillon një projekt, sa herë jemi duke bërë gjëra të bukura, sa herë jemi prag zgjedhjesh, fillon e gjithë logoreja. Jam në fazën kur i marr me sportivitet, sepse po të ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori, do ishin bërë hetimet në momentin që kjo është bërë një rutinë parazgjedhore, jam tek faza ku thjesht argëtohem dhe dua të vazhdoj punën. Kam folur dhe me kolegët e ambasadës italiane, dhe me kolegët e drejtësisë, as nuk i njohin këta persona, as nuk kanë ardhur ndonjëherë në bashki. Ne mund të jemi të ulur këtu dhe dikush është duke pirë kafe në Durrës dhe po na sheh, e thotë ta zgjidh unë me Bashkimin, ta zgjidh unë me lalin. Pyetja është çfarë zgjidh, a e ke zgjidhur dhe a ke tentuar. Njerëzit mund të ëndërrojnë dhe të fantazojnë dhe mashtrojnë njeri-tjetrin, ky është një vend që nuk të burgos për këto. Nëse do ishte bërë ndonjë gabim, nëse dikush do kishte dhënë një leje, ose nëse ne do kishim hyrë në negociata me këta lloj mitomanësh dhe mashtruesish, atëherë po do kishte përgjegjësi. Për sa kohë nuk i kemi në refene dhe as nuk i dimë kush janë le ta përdorin për fushatë, por unë besoj se njerëzit janë të zgjuar”, deklaroi Veliaj.

SHKARKO APP