Veliaj hap Kongresin: Partia Socialiste, në drejtimin e duhur
“Partia Socialiste nuk është qëllim në vetvete, kryetari i saj nuk është një qëllim në vetvete. Por ata janë shërbëtorë të Shqipërisë, së bashku me qytetarët”.
Një frazë të tillë përdori sot kryebashkiaku Erion Veliaj, në hapje të Kongresit të Partisë Socialiste, teksa ka shtuar se kjo forcë politike po ecën në drejtimin e duhur dhe se po e çon Shqipërinë pikërisht në një drejtim të tillë.
“Të hënën Shqipëria na pret të përveshim mëngët, na pret në punë, na pret në drejtimin e duhur”, tha gjithashtu ai.
Sipas tij, çfarë diskutohet dhe debatohet në Partinë Socialiste, ka një impakt. Duke e përmbyllur fjalën me dëshirën që nga ky kongres, kjo forcë politike të dalë më e fortë.
KOHA JONË SONDAZH

