Veliaj i përgjigjet Metës: Tirana ka ajrin më të pastër sot. Në kohën tënde mbytej nga tymi i gëlqeres së Krujës

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj Ilir Metës, i cili sot në mëngjes, postoi një foto ku pretendonte se Tirana e vitit 2021 ka cilësi të keqe të ajrit.

Pavarësisht se vërtetësia e fotos së postuar nga Meta është e dyshimtë, pasi qyteti në foto nuk duket si Tirana, Veliaj e ka thumbuar Metën duke i kujtuar kohën kur ishte Kryeministër.

Veliaj thotë se fotoja e publikuar nga Meta nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021 sepse aplikacioni i “il Meteo” e nxjerr ajrin e Tiranës sot shumë më të pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!”, shkroi Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?