Veliaj inauguron kaçleton e re te ish-fusha e Aviacionit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka inauguruar ndërtimin e kalçetos së re në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

“E kërkuan, e bëmë! Ka dalë yll! Fusha e re e kalçetos te parku i ish Fushës së Aviacionit është gati për fëmijët e Njësisë 7. Ishte dëshira e tyre dhe ne e realizuam. Vetëm vitet e fundit kemi shtuar 20 terrene sportive dhe 55 kënde rekreative, e do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm për fëmijët e Tiranës”,- shkruan Veliaj në mesazhin e tij në Facebook.

SHKARKO APP