Veliaj inspekton projektin e pallateve në rrugën “5 Maji”: 100 familje në shtëpi të re

Viti i Ri 2022 do t’i gjejë 100 familjet e para në apartamentet e reja të lagjes “5 Maji”, e cila po rindërtohet për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë inspektimit në një nga kantieret më të mëdha të Programit të Rindërtimit në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për ritmin e punimeve, si dhe për faktin se për familjet e goditura nga fatkeqësia po krijohet një lagje e re moderne, me infrastrukturë, urbanistikë dhe shërbime pranë banorëve.

“Kjo është një hapësirë fantastike, në të cilën po ngremë ndërtesa jo vetëm cilësore, me ashensorë, me parket e vetrata dopio-xham, por edhe me kushte shumë më të mira se sa shtëpitë që prishi tërmeti. Sapo të mbarojnë edhe detajet e fundit, do të jemi gati për të pritur 100 familjet e para, të cilat Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e tyre të reja. Kjo lagje do të jetë një ndër zonat më të urbanizuara në Tiranë, ku çdo gjë po bëhet e saktë – jo në fillim pallatet, e pastaj duke u shtyrë me brryla për të bërë ndonjë copë rrugë – por, rruga siç duhet, trotuari siç duhet, infrastruktura siç duhet, me ujë, drita, internet”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?