Veliaj: Janë mbjellë mbi 200 pemë përgjatë Lanës. Gjelbërimi rrit vlerën e pronës

Janë mbjellë më shumë se 200 pemë përgjatë lumit të Lanës dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se gjebërimi i rrit vlerën zonës.

Ndërkohë, Veliaj dha edhe lajmin e mirë se zgjatimi i Lanës do vijojë edhe nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.

Ne kemi shtuar rrugë nga Materniteti i ri deri në Shkozë, që sjellin jo vetëm çlirim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës. Në të dyja anët e Lanës vlera e pronës është 3 apo 4-fishuar sepse investimet janë shtuar, është bërë më e lehtë për trafikun që vjen nga Fresku, Dajti, Shkoza, ndaj duam të vazhdojmë me këtë korridor të gjelbër. Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Vetëm duke pasur një korridor të tillë të gjelbër, i cili jo vetëm oksigjenon, por edhe lehtëson trafikun, ne mund të sjellim realisht Tiranën e ëndrrave që kemi projektuar”, tha Veliaj.

SHKARKO APP