Veliaj: Kam lënë porosi që nesër transporti publik të jetë falas për gratë dhe vajzat

Erion Veliaj thotë se me rastin e ditës ndërkombëtare të Gruas, transporti publik do të jetë falas për të gjitha gratë dhe vajzat. Kryebashkiaku falenderon të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat për kontributin e tyre në përmirësimin dhe zbukurimin e jetës në Tiranë.

Postimi i plotë

Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?