Veliaj: Koha e Saliut dhe Lulit ka mbaruar

 

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorët e njësisë 8, duke iu drejtuar të rinjve, ka deklaruar se i ka ikur koha Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

 “Ky është një vend që sa kohë të ketë Saliun dhe Lulin, çdo të riu që i futet politikës, ata do i bëjnë analizën. Por, unë i them të rinjve të kenë kurajo pasi koha e Saliut dhe Lulit ka mbaruar. Koha e njerëzve që mbajnë pushtetin duke vrarë, ka mbaruar. Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj, i cili shtoi se kryeqytetit i duhet një kryebashkiak që të punojë 24 orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam komplekse nga e shkuara ime pasi kam bërë atë jetë që ka bërë çdo shqiptar i ndershëm. Jam krenar për jetën dhe familjen time pasi familja ime nuk ka vrarë njeri më 21 Janar”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?